Pesë të vdekur: Ushtari ukrainas qëllon shokët në fabrikë

Evropë

Pesë të vdekur: Ushtari ukrainas qëllon shokët në fabrikë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Një ushtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës hapi zjarr ndaj rojeve të sigurisë në një fabrikë ushtarake në Ukrainën qendrore për arsye të panjohura, duke vrarë pesë persona dhe plagosur pesë të tjerë para se të ikte.

Incidenti ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Dnipro në fabrikën e raketave Pivdenmash (Uzina e Makinerisë Yuzhmash në Yuzhny) teksa armët po u dorëzoheshin rojeve në fillim të një ndërrimi, thuhet në një deklaratë të policisë.

Sulmuesi hapi zjarr me një pushkë kallashnikov dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, tha ministri i brendshëm, duke shtuar që “si rezultat i kësaj, pesë persona vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën”.

Policia më vonë e kapi të dyshuarin në qytetin Pidgorodne jashtë Dnipro.

Ministri i Brendshëm, Denys Monastyrskiy, deklaroi se ushtari quhet Artem Ryabchuk dhe shtoi se ai do të mbajë përgjegjësinë më të rreptë të parashikuar nga ligji. Ndërkaq bëri të ditur se pesë personat e plagosur po marrin trajtim mjekësor dhe se mjekët po luftojnë për t’ua shpëtuar jetën.

“Pas urdhrit tim, do të formohet një komision për të studiuar rrethanat që çuan në kryerjen e këtyre veprimeve nga një ushtar 21-vjeçar, i cili ishte thirrur për të mbrojtur vendin e tij dhe për të qenë përgjegjës për sigurinë – dhe jo për të qëlluar mbi kolegët e tij”, delaroi Monastyrskiy.

Incidenti ndodhi në orën 3:40 të mëngjesit kur gjuajtësit po i dorëzohej një armë në fillim të turnit të tij. Ende nuk dihen motivet e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat