Suedia largon kufizimet për Covid 19

Evropë

Suedia largon kufizimet për Covid 19

Nga: Astrit Gashi Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 10:38
Magdalena Andersson

Sot, qeveria dhe Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik njoftuan se nga 9 shkurti pademia e koronavirusit i takon se kaluares.

Sot kryeministrja Magdalena Andersson në një konferencë për shtyp njoftoi se ”Qeveria heq pothuajse të gjitha kufizimet.

Arsyeja është përqindja e të vaksinuarve që është rritur dhe se situata në shëndetësi vlerësohet të jetë e qëndrueshme.

Pandemia është ndoshta sprova më e madhe që ka kaluar Suedia që nga Lufta e Dytë Botërore”, thotë kryeministrja Magdalena Andersson.

Nga ana tjetër, mbahen këshillat e përgjithshme, se duhet te kujdesemi per shendetin publik.Nese jeni të semure qendroni në shtëpi dhe se të pavaksinuarit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

Suedia ndjek Danimarkën dhe Norvegjinë, të cilat së fundmi kanë larguar të gjitha kufizimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat