‘Lufta është çmenduri’/ Papa Françesku: Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës mund të...

Evropë

‘Lufta është çmenduri’/ Papa Françesku: Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës mund të...

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 21:51
Papa Françesku

Papa Françesku, ka reaguar lidhur me tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai është shprehur besimplotë se tensionet mes vendeve mund të tejkalohen përmes dialogut.

“Le t’i lutemi Zotit të paqes në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të kapërcehen përmes një dialogu serioz”, duke iu referuar edhe negociatave që përfshijnë Rusinë , Ukrainë me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.

“Dhe të mos harrojmë, lufta është çmenduri”, ka shtuar më tej Papa.

Ndërkohë Rusia vlerësohet të ketë grumbulluar më shimë se 100, 000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, por Moska nuk i ka pranuar akuzat perëndimore se po planifikon një sulm ndaj fqinjit të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat