Banesa ndahet në ‘dysh’ nga një shpërthim i fuqishëm

Evropë

Banesa ndahet në ‘dysh’ nga një shpërthim i fuqishëm

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 08:31
Shtëpia në Sunderland Angli

Një shpërthim i fuqishëm në Sunderland Angli ‘ndau’ përgjysmë një banesë.

Pamjet e skenës në zonën Roker të qytetit treguan se forca e shpërthimit e ishte shkatërrimtare për atë pjesë të godinës.

Nuk raportohet për vdekje, por dy persona janë nxjerrë zvarrë nga rrënojat me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Fqinji John Ellis, 43 vjeç  tha: “Çatia është hedhur në erë, pjesa e përparme është shembur, pjesa e pasme është shembur, është e pabanueshme”.

Ai gjithashtu tregoi se fqinji i tij ishte nxjerrë nga zjarrfikësit dhe se ambulanca kishte qenë në vendngjarje.

Një zëdhënës i Ambulancës North East tha se një person ishte dërguar në Spitalin Mbretëror të Sunderland dhe një tjetër në Infermierinë Royal Victoria në Newcastle, të dy me lëndime nga shpërthimi.

Po hetohet për shkaqet e shpërthimit.

Image
Shtëpia në Sunderland Angli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat