Çfarë po ndodh? Tjetër shpërthim i fuqishëm në Ukrainë, evakuohen banorët e pranishëm

Evropë

Çfarë po ndodh? Tjetër shpërthim i fuqishëm në Ukrainë, evakuohen banorët e pranishëm

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 22:54
Ukrainë

E plotësuar (00:43) - U raportua se ndodhi një shpërthim i madh ndodhi në Luhansk, kryeqytetin dhe qendrën administrative të separatistëve prorusë.

Sipas raportimeve, shpërthimi ka ardhur nga një tubacion gazi i cili mori flakë.

Ndërkaq, tani mediat ruse kanë raportuar se zjarri është shuar, shkruan BBC.

Ndryshe, nuk është ende e qartë nëse ështëshuar edhe zjarri i dytë, i ndodhur poashtu nga shpërthimi në zonën në e Luhansk.

***

Mediat ruse raportojnë se pas shpërthimit të fuqishëm në Donbas, një tjetër edhe më i fortë është regjistruar në rajonin autonom të Luhanskut.

Më herët një autobombë shpërtheu në Donbas pranë një ndërtese qeveritare.

Fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, por që nisi evakuimin e disa banorëve.

SHBA nuk i beson autobombës në Donbas, duke thënë se ai është një sulm i stisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat