Rusia kërcënon mediet vendëse me bllokim për mbulimin e pushtimit të Ukrainës

Evropë

Rusia kërcënon mediet vendëse me bllokim për mbulimin e pushtimit të Ukrainës

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Mediet lokale në Rusi janë paralajmëruar për mbulimin e pushtimit të Ukrainës dhe janë kërcënuar se mund të bllokohet qasja në uebfaqet e tyre.

Rregullatori rus i komunikimit, “Roskomnadzor”, akuzoi të shtunën dhjetë mediume për paraqitje të rreme të atij që Rusia e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë dhe për publikim të informatave të rreme.

Ky organ ua ndaloi medieve që t’i referohen operacionit si “sulm, pushtim ose shpallje e luftës” dhe thanë se Qeveria do ta ndërpresë qasjen në to, nëse një gjë e tillë vazhdon.

U paralajmërua se mediet mund të përballen edhe me gjoba në shumën deri në 5 milionë rubla ose rreth 53.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat