Kryeministri hungarez shkon në kufirin e Ukrainës, ja çka thotë për sanksionet kundër Rusisë

Evropë

Kryeministri hungarez shkon në kufirin e Ukrainës, ja çka thotë për sanksionet kundër Rusisë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:06
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, në kufirin midis Hungarisë dhe Ukrainës, 26 shkurt, 2022.

Hungaria do t'i mbështesë të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe nuk do të bllokojë asgjë, tha kryeministri i këtij vendi, Viktor Orban.

“Atë që e vendosin kryeministrat e BE-së, e pranojmë dhe e mbështesim edhe ne", tha Orban, duke folur në kufirin midis Hungarisë dhe Ukrainës.

"Kjo është koha për të qenë të bashkuar. Është luftë", tha ai dhe shtoi se përpjekjet për paqe janë më të rëndësishmet.

Sipas gazetës britanike Guardian, Orban është konsideruar më herët si njëri nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, brenda BE-së.

Bashkimi Evropian, deri më tani, ka shpallur tri runde sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat