Sanksioni i radhës që po përmendet nga Britania ndaj Rusisë

Evropë

Sanksioni i radhës që po përmendet nga Britania ndaj Rusisë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 16:34
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, thotë se ka folur sot pasdite me kryeministrin holandez Mark Rutte.

Ai tha se e falënderoi atë për “bashkëpunimin e tij të fortë” në Ukrainë dhe se ata diskutuan nevojën për “veprim urgjent” për përjashtimin e Rusisë nga Swift.

“Këtë pasite fola me @markrutte për ta falënderuar atë për bashkëpunimin e fortë në sigurimin e një furnizimi me ndihmë mbrojtëse për Ukrainën. Ne diskutuam për SËIFT dhe nevojën për veprim urgjent për të përjashtuar Rusinë.

Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda janë të bashkuara në dënimin tonë të sulmit të Putinit ndaj Ukrainës”, ka shkruar ai në “Twitter”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat