Publikohet videoja/ Ukrainasit u dalin përpara tankeve ruse, i detyrojnë të ndryshojnë rrugë

Evropë

Publikohet videoja/ Ukrainasit u dalin përpara tankeve ruse, i detyrojnë të ndryshojnë rrugë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 18:49
Tensionet e Rusisë në Ukrainë

Ukrainasit nuk dorëzohen. Shumë prej tyre kanë vendosur që ta mbrojnë vendin e tyre edhe me trup.

Teksa tanket ruse vazhdojnë të hyjnë në territorin e Ukrainës në përpjekje për të sulmuar e pushtuar vendin, ata janë përballur me një rezistencë të fortë nga ana e qytetarëve ukrainas.

Këta të fundit u kanë bërë pritë forcave ruse duke i detyruar që të ndryshojnë rrugë.

Në rrjetet sociale mediat ukrainase kanë publikuar videon e disa qytetarëve që u dalin para tankeve ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat