Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut publikon shifrat e civilëve të vrarë e të plagosur në Ukrainë

Evropë

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut publikon shifrat e civilëve të vrarë e të plagosur në Ukrainë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 11:22
Michelle Bachelet

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut publikon shifrat e civilëve të vrarë e të plagosur në Ukrainë

Të paktën 102 civilë në Ukrainë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin të enjten e kaluar, me 304 të tjerë të plagosur, por shifra reale dyshohet të jetë “konsiderueshëm më e lartë”, tha të hënën shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet.

“Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet ajrore. Shifrat reale, kam frikë, janë dukshëm më të larta", tha Bachelet, duke iu drejtuar seancës hapëse të këshillit të të drejtave të njeriut në Gjenevë.

“Rreth 422,000 ukrainas janë larguar nga vendlindja e tyre, me shumë të tjerë të zhvendosur brenda vendit”, tha ajo në forumin e Gjenevës, i cili u pajtua të zhvillonte një debat urgjent mbi Ukrainën gjatë kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat