Michel: Rusia duhet ta ndalojë luftën, po kryen terrorizëm

Evropë

Michel: Rusia duhet ta ndalojë luftën, po kryen terrorizëm

Më: 1 mars 2022 Në ora: 14:11
Charles Michel

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, nga seanca e Parlamentit Evropian, i ka bërë thirrje Rusisë që të tërhiqet, të shkojë në shtëpi.

Duke theksuar se lufta ka prekur tokën evropiane, ai tha se Rusia jo vetëm që ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe demokracinë, por ajo po kryen terrorizëm.

“Vladimir Putin zgjodhi luftën, gënjeshtrat, por ju si ukrainas zgjodhët lirinë”, tha Michel.

Në PE fjalim mbajti edhe kryetari i Ukrainës, Zelenskyy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat