Millanoviç: BE t’i fillojë negociatat me Shkupin dhe Tiranën që i keqtrajton me vite

Evropë

Millanoviç: BE t’i fillojë negociatat me Shkupin dhe Tiranën që i keqtrajton me vite

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:24
Zoran Millanoviç

“Është në rregull të kërkosh anëtarësimin e Ukrainës në BE, por duhet të merret një vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe që Bosnja e Hercegovina dhe Kosova të marrin statusin e kandidatit”, tha presidenti kroat Zoran Milanoviç.

”Më thirrën për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët me presidentët e Evropës Lindore, për t’i dhënë menjëherë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Në rregull, situata është e jashtëzakonshme dhe unë isha gati të firmosja, por me kusht që një status i tillë t’i jepet edhe BeH edhe Kosovës, të cilat disa anëtarë nuk e kanë njohur ende. Kërkova gjithashtu që të merret një vendim për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat Brukseli i ngacmon prej vitesh. “Kjo është po aq e rëndësishme për ne sa Ukraina,” tha Millanoviç.

Në lidhje me Serbinë dhe BeH-në, presidenti kroat beson se vendi i tyre është në Perëndim dhe për këtë arsye autoritetet e tyre duhet të vendosin nëse do t’i përkasin BE-së apo Rusisë. Kërcënimet për destabilizimin e mundshëm të sigurisë së rajonit, sipas tij, nuk janë të mira dhe nuk janë reale për momentin.

“Beogradi duhet të vendosë se ku takon, qoftë në BE apo me Rusinë për arsye sentimentale që mund t’i kuptoj, por nuk është praktike. Nuk është koha për të ardhur keq për Serbinë, por për t’u thënë atyre se tani është koha për të vendosur, tani po digjet. Ju nuk duhet të dënoni rusët. Është e vështirë, por e kuptoj. Le të shohim nëse i përkisni Perëndimit apo Lindjes, tani është koha për disa mesazhe me ndikim të gjerë. Për momentin, nuk është produktive të frikohen njerëzit me ndonjë përleshje të re në Kosovë dhe BeH. Republika Srpska nuk mund të dalë nga BeH, kjo është e pamundur, vendi i tyre është në Perëndim, vendi i popullit serb është në Perëndim, jo ​​në Rusi”, tha Milanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat