​BBC do të pezullojë përkohësisht punën e gazetarëve e stafit në Rusi

Evropë

​BBC do të pezullojë përkohësisht punën e gazetarëve e stafit në Rusi

Më: 4 mars 2022 Në ora: 19:19
Ilustrim

BBC britanike njoftoi sot se do të pezullojë përkohësisht punën e të gjithë gazetarëve dhe stafit mbështetës në Rusi pas futjes së një ligji të ri që mund të dërgojë në burg këdo që shpërndan lajme të rreme.

Drejtori i BBC-së, Tim Davey, tha në një deklaratë se ligji duket se kriminalizon procesin e gazetarisë së pavarur.

Kështu raporton Reuters.

"Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë përkohësisht punën e të gjithë gazetarëve të BBC News dhe stafit mbështetës në Federatën Ruse, ndërsa vlerësojmë implikimet e plota të këtij zhvillimi të padëshiruar," tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat