Vritet një familje gjatë evakuimit në Irpin të Ukrainës

Evropë

Vritet një familje gjatë evakuimit në Irpin të Ukrainës

Më: 6 mars 2022 Në ora: 19:18
Ukrainasit të strehuar nën urë

Tre civilët janë vrarë gjatë përpjekjes për të ikur nga Irpin, një qytet jashtë Kievit.

Ata ishin një familje, të cilët po iknin nga luftimet duke mbajtur një valixhe dhe disa çanta shpine, madje kishin me vete edhe  qenin e tyre.

Forcat ruse kanë gjuajtur me predha në një urë tashmë të shembur, e cila përdoret për evakuimin e civilëve, përfshirë edhe fëmijët, raporton BBC.

Ukraina ka akuzuar forcat ruse se synojnë qëllimisht rrugët e evakuimit nga Irpin, pasi dje një hekurudhë u godit dhe u dëmtua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat