Ukraina: Kemi vrarë gjeneralin rus, SHBA: Nuk e konfirmojmë dot vdekjen e tij

Evropë

Ukraina: Kemi vrarë gjeneralin rus, SHBA: Nuk e konfirmojmë dot vdekjen e tij

Më: 8 mars 2022 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se nuk e konfirmojnë dot nëse vërtet ushtria ukrainase ka vrarë gjeneralmajorin rus Vitaly Gerasimov.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan të Mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara nuk kishin të dhëna mbi raportin familjar mes Vitaly Gerasimov dhe Valery Gerasimov, i cili është shefi i shtabit të Forcave të Armatosura Ruse – oficeri i lartë ushtarak rus.

Më herët sot, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se Gerasimov u vra në betejën pranë Kharkivit.

Deklarata e ushtrisë ukrainase nuk ofroi asnjë provë për vdekjen e Gerasimov dhe nuk dha detaje se kur u vra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat