Ish-ministri nga ky shtet shkon për të luftuar në Ukrainë

Evropë

Ish-ministri nga ky shtet shkon për të luftuar në Ukrainë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 15:20
Irakli Okryashvili

Ish-ministri gjeorgjian i Mbrojtjes Irakli Okryashvili i është bashkuar Legjionit Ndërkombëtar të Ushtrisë së Ukrainës.

“Irakli Okryashvili në Ukrainë me vullnetarë gjeorgjianë po na ndihmon në luftën kundër pushtuesve rusë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Okriashvili shkoi në Ukrainë me vullnetarë të tjerë gjeorgjianë, shtuan ata.

Irakli Okriashvili ishte kreu i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjeorgjisë nga viti 2004 deri në vitin 2006. Para kësaj, ai ishte ministër i Brendshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat