Aksidenti në Zagreb, presidenti Millanoviq e cilëson si incident serioz

Evropë

Aksidenti në Zagreb, presidenti Millanoviq e cilëson si incident serioz

Më: 11 mars 2022 Në ora: 06:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 15:01) -Ambasada ruse në Kroaci: Droni i rrëzuar në Zagreb është prodhuar në Ukrainë

Një shpërthim i madh raportohet të ketë ndodhur në Zagreb të Kroacisë rreth orës 23:00.

Policia e Kroacisë ka konfirmuar se ka rënë një luftarake dhe janë gjetur dy parashuta, kjo pasi është dëgjuar një shpërthim dhe është hapur një krater.

Ambasada ruse në Kroaci ka thënë se ky dron nuk i përket Rusis qysh u pretenduar, por Ukrainës.

“Forcat ruse nuk kanë pasur dronë të tillë në arsenalin e tyre që nga viti 1991. Pra, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Ne propozojmë të pyesim autoritetet përgjegjëse kroate se si dhe në çfarë mënyre ai mund të fluturojë lirshëm nëpër territorin e vendeve fqinje. Si pasojë e rënies së tij, për fat të mirë, nuk ka pasur viktima civile – banorë të Zagrebit – tha ambasada ruse, transmeton Index.

Lidhur më këto pretendime që ky avion i përket Ukrainës, këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Markijan Lubjivski, ka thënë se avioni që u rrëzua në Zagerb nuk i përket ushtrisë ukrainase.

Ai për gazetën kroate Jutarnji,hr, tha se pritet të ketë një deklaratë të përbashkët mes ministrisë së Jashtme të Ukrainës dhe shtabit të ushtrisë, teksa kërkoi nga kroatët që ta kryejnë një hetim në lidhje me atë se kujt  përket fluturakja dhe si mund të fluturonte ajo mbi Zagerb.

***

Qeveria ukrainase ka deklaruar se droni ushtarak që u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten rreth orës 23:00, nuk është i saj.

Kjo deklaratë u bë pasi Qeveria kroate e pyeti Qeverinë e Ukrainës nëse droni u përkiste atyre.

Këshilltari i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Markijan Lubkjivski, tha për portalin kroat Jutarnji.hr se droni që u rrëzua në Zagreb nuk është ukrainas. Ai bëri të ditur se lidhur me këtë pritet një deklaratë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës.

Qeveria kroate njoftoi të premten më 11 mars se, objekti, që u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten rreth orës 23, është një dron ushtarak i prodhimit sovjetik, i cili ka ardhur nga Rumania përmes Hungarisë në hapësirën e Kroacisë.

Droni u rrëzua në afërsi të konviktit të studentëve "Stjepan Radiq", në pjesën jugore të Zagrebit. Nuk ka të lënduar, ndërsa janë dëmtuar disa makina.

Image
Hapësira ku u rrëzua droni pordhim sovjetik, Zagreb, 11 mars 2022

Më vonë, në një konferencë për shtyp presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka thënë se ky dron ka fluturuar mbi Kroaci rreth 7 minuta. Ai ka deklaruar se ky është "incident serioz" dhe se si i tillë edhe po trajtohet.

“Vlerësojmë se ky [droni], nuk ishte i drejtuar kundër Kroacisë dhe se bëhet fjalë për një incident”, ka thënë ai duke shtuar se megjithatë do të hetohet ngjarja.

Milanoviq ka bërë të ditur se droni është i madhësisë së aeroplanit dhe se peshon rreth 6 tonë.

“Mua më së shumti më intereson si është e mundur që një dron jo i sofistikuar të kalojë afër një orë në hapësirën ajrore të shteteve të NATO-s dhe askush të mos e vërejë atë”, ka thënë Milanoviq.

Presidenti Milanoviq tha se droni ka ardhur nga hapësira e Ukrainës dhe se është rrëzuar në Zagreb kur i është shpenzuar karburanti.

I pyetur se nëse vërtetohet se bëhet fjalë për një dron rus nën kontrollin e ukrainasve, a do të bisedojë me ukrainasit, apo ambasadorin për këtë çështje, presidenti Milanoviq deklaroi:

Atje është luftë dhe gjërat nuk janë nën kontroll. Për këtë askush nuk ëndërronte. Nuk ka të vdekur dhe të lënduar

“Mendoj se nuk ka nevojë. Atje është luftë dhe gjërat nuk janë nën kontroll. Për këtë askush nuk ëndërronte. Nuk ka të vdekur dhe të lënduar. Vetëm shpresoj që kjo më nuk do të ndodhë”.

Sipas të dhënave të deritashme, droni ka hyrë në hapësirën ajrore të Kroacisë, nga lindja në perëndim, pra nga hapësira ajrore hungareze me shpejtësi 700 kilometra në orë në lartësinë 1,300 metra, thuhej në deklaratën e Qeverisë së Kroacisë.

"Kam biseduar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili më informoi se droni kishte hyrë në hapësirën ajrore hungareze prej Rumanisë", tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili po merr pjesë në një takim të liderëve të BE-së në Versajë të Francës.

"Sipas asaj që kemi tani si informacion, është një dron i prodhimit rus, nuk dihet nëse ka qenë në pronësi të ushtrisë ruse apo ukrainase. Dihet që ka ardhur në Kroaci nga Hungaria, dhe në Hungari nga Rumania. Dihet që ka fluturuar disa minuta mbi Kroaci dhe u rrëzua në Zagreb", u tha Plenkoviq gazetarëve.

Ai, po ashtu, tha se autoritetet në Kroaci e kanë kontaktuar Ukrainën nëse ajo ka informata se si ka ardhur ky dron deri në Zagreb.

Autoritetet kroate thanë se janë duke e hetuar këtë rast.

Dëshmitarët e cituar nga mediat kroate thanë se fillimisht dëgjuan një shpërthim të madh që tronditi tokën, më pas një erë të keqe.

***

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për fluturaken pa pilot që është rrëzuar mbrëmë në Zagreb.

“E ndjej obligim t’i drejtohem opinionit. E dimë çfarë objekti është dhe nga ka ardhur. Ajo ka fluturuar mbi Hungari për 40 minuta dhe shtatë minuta tjera i ka kaluar mbi territorin e Kroacisë. Është një incident serioz dhe ashtu po e trajtojmë”, tha Millanoviq.

“I bëjë thirrje qytetarëve të jenë të qetë. Vlerësojmë se ky akt nuk ishte drejtuar kundër Kroacisë. Ky është një incident dhe duhet t’i shqyrtojmë çështjet procedurale. Kjo fluturake ka madhësinë e një aeroplani që peshon mbi 6 tonelata që u rrëzua në Zagreb”, shtoi presidenti kroat.

I pari i shtetit kroat ka theksuar se radarët e kishin detektuar fluturaken, por që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pasi ishte kohë shumë e shkurtër.

“Kam biseduar sot me kryeministrin. Po zhvillohen hetimet, ku janë të përfshira edhe shërbimet e inteligjencës, e deri më tani kemi mësuar se fluturakja ka ardhur nga Ukraina dhe është rrëzuar në Kroaci pasi ka mbetur pa karburant”, ka thënë ndër tjera Millanoviq.

Është theksuar se fluturakja ka humbur kontrollin, por që sipas tij është e pakuptimtë sesi një fluturake jo edhe aq e sofistikuar, të mund të ketë kaluar disa orë mbi vendet anëtare të NATO-s dhe askush të mos e vërej. 

***

Shpërthim në kryeqytetin e Kroacisë, nuk ka të lënduar

Një objekt fluturues u rrëzua gjatë natës në periferi të kryeqytetit kroat, Zagreb, duke shkaktuar një shpërthim të fortë, por nuk ka raportime për të lënduar, tha policia të premten.

Disa raporte mediatike thanë se objekti misterioz mund të ishte një dron që fluturoi në kryeqytetin kroat nga zona e luftës e Ukrainës qindra kilometra larg.

Të tjerë thanë se mund të ishte një avion i vogël. Megjithatë deri më tani nuk ka raport zyrtar lidhur me atë se çfarë ishte objekti flutures.

Policia tha se ka dalë në vendin e shpërthimit në periferi të Zagrebit pas thirrjeve të qytetarëve vendas.

Ata thanë se gjetën një krater të madh dhe dy parashuta në një zonë të pyllëzuar. Disa makina të parkuara janë dëmtuar.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë copa metalike të rrënojave të përhapura në tokë dhe atë që duket të jetë një pjesë e një krahu.

Policia mbylli zonën e shpërthimit për hetim.

Dëshmitarët e cituar nga mediat thanë se fillimisht dëgjuan një shpërthim të madh që tronditi tokën, më pas një erë të keqe.

Ka ndodhur një shpërthim i madh në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë.

Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar nga policia, nëse është fjala për aeroplan apo për dron, por është konfirmuar se bëhet fjalë për një fluturake, meqë janë gjetur disa pjesë të saj dhe dy parashuta në zonën e gjerë.

Një studente kroate në rrjetet sociale ka rrëfyer momentin e shpërthimit, duke thënë se ndodhi pak metra larg saj, shkruan Dnevnik.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por ka shpërthyer dy metra larg meje, falë Zotit jam gjallë”, shtoi ajo.

*** 

Një shpërthim i madh ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga policia, se a është fjalë për aeroplan apo për dron, por është konfirmuar se bëhet fjalë për një fluturake, meqë janë gjetur disa pjesë të saj dhe dy parashuta në zonën e gjerë.

Në vendin e rënies është hapur një krater, prej më shumë se 3 metra gjerësi dhe një metër thellësi, duke krijuar kështu një zhurmë të madhe dhe duke dëmtuar disa automjete në vendin e rënies së fluturakes, shkruan Jutarnji.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në pjesët e saj, janë gjetur shenjat e një ylli dhe shkronja cirilike, që është alfabeti i popujve sllav, çfarë janë edhe kroatët, por edhe rusët e ukrainasit, mes të cilëve po zhvillohet luftë.

Eksperti i aviacionit ushtarak, Tyler Rogoway ka thënë se ky mund të jetë një dron zbulues “Tu-141”, “Strizh”.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ai u shpreh se mund të jetë një dron që përdoret nga Ukraina.

“Ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga Ukraina. Besoj se ky është një dron zbulues që duket si një raketë. Duhet të jetë dëmtuar rëndë, ka fluturuar në të gjithë Hungarinë dhe më në fund është rrëzuar në Zagreb”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat