Perëndimi duhet t‘i japë fund varësisë ndaj energjisë ruse, thotë Boris Johnson

Evropë

Perëndimi duhet t‘i japë fund varësisë ndaj energjisë ruse, thotë Boris Johnson

Nga: A.SH Më: 15 mars 2022 Në ora: 07:52
Boris Johnson

Boris Johnson thotë se perëndimi duhet t'i japë fund "varësisë" së tij ndaj energjisë ruse ndërsa ai përgatitet të shkojë në Arabinë Saudite për të nxitur rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit.

Kështu shkruan gazeta Daily Telegraph, këtë të martë kryeministri britanik tha se udhëheqësit perëndimorë kishin bërë një "gabim të tmerrshëm" duke e lënë Vladimir Putinin "të ikë" me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe më pas duke u bërë "më i varur" nga burimet ruse të energjisë.

Ai tha se "varësia" ndaj karburantit rus e kishte "trimëruar" Putinin të bombardonte civilët gjatë pushtimit të tij në Ukrainë, ndërsa në të njëjtën kohë përfitonte nga rritja e çmimeve globale të naftës dhe gazit, shkruan TheGuardian, përcjell "Bota sot".

“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Bota nuk mund t'i nënshtrohet këtij shantazhi të vazhdueshëm, "tha Johnson, administrata e të cilit ka njoftuar tashmë planin e saj për të hequr gradualisht importin e naftës ruse deri në fund të vitit.

“Për sa kohë që perëndimi është i varur ekonomikisht nga Putini, ai do të bëjë gjithçka që mundet për ta shfrytëzuar këtë varësi. Dhe kjo është arsyeja pse kjo varësi duhet – dhe do të përfundojë – tani.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat