Nëse jeni kyçur tani, më poshtë gjeni përmbledhjen e zhvillimeve kryesore të ditës së mërkurë.
-Në orët e mëngjesit, janë dëgjuar disa shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
-OKB tha se 90 për qind e ukrainasve të rrezikuar nga varfëria nëse zgjatet lufta.
-Deri më tani, rreth 20,000 civilë kanë arritur të largohen me vetura private nga qyteti i Mariupolit.
-Në një vlerësim të përditshëm të gjendjes së pushtimit rus, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se pushtimi rus nuk ka përparim.
-Prokurorja e Përgjithshme ukrainase tha të mërkurën se 103 fëmijë janë vrarë deri më tani në luftën në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt.
-Harkivi i Ukrainës, krahas bombardimeve po përballet edhe me luftën kundër COVID-19.
-Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, tha se është skeptike për bisedimet e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
-Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se “bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë të lehta, por ka shpresë për kompromis.
-Liderët e Evropës Qendrore përshëndesin “luftën e guximshme” të Ukrainës.
-Të paktën 500 banorë të Harkivit janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
-Ambasada amerikane në Ukrainë ka njoftuar të mërkurën se forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona në qytetin verior të Çernihiv, të cilët po prisnin në radhë për bukë.
-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit drejtuar Kongresit Amerikan tha “kemi nevojë për ju, tani”.