Cili është sistemi raketor që Britania e Madhe po vendos në Poloni?

Evropë

Cili është sistemi raketor që Britania e Madhe po vendos në Poloni?

Më: 17 mars 2022 Në ora: 12:23
Ben Wallace

Britania e Madhe do të dërgojë një sistem raketash Sky Saber dhe 100 trupa në Poloni, tha sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.

Wallace është aktualisht në Varshavë, për bisedime dypalëshe mbi krizën në Ukrainë.

"Ne do të vendosim sistemin e raketave antiajrore Sky Saber me rreze të mesme veprimi në Poloni me rreth 100 personel për t'u siguruar që ne të qëndrojmë përkrah Polonisë, duke mbrojtur hapësirën e saj ajrore nga çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia", tha ai në një konferencë shtypi.

Britania, si të gjitha anëtaret tjera të NATO-s, ka refuzuar të vendosë trupa në Ukrainë, por ka forcuar burimet në vendet fqinje të Aleancës.

Anëtarë të tjerë të NATO-s kanë lëvizur gjithashtu për të rritur sigurinë e krahut lindor të Aleancës ushtarake, transmeton Sky News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat