Mbi 130 të shpëtuar nga rrënojat e teatrit në Mariupol

Evropë

Mbi 130 të shpëtuar nga rrënojat e teatrit në Mariupol

Më: 18 mars 2022 Në ora: 16:30
pamje nga teatri i Mariupolit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se është duke vazhduar shpëtimi i njerëzve nga rrënojat e teatrit të bombarduar në Mariupol nga forcat ruse. Ai tha se deri më tani janë gjetur 130 të mbijetuar.

Në një adresim në internet, Zelensky tha se bombardimet nga forcat ruse vazhduan të pengonin autoritetet që të krijonin korridore efektive humanitare në Mariupol.

"Më shumë se 130 njerëz janë shpëtuar. Por qindra banorë të Mariupolit janë ende nën rrënoja," tha Zelenski në një adresim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ai premtoi gjithashtu se operacionet e shpëtimit në Mariupol do të vazhdojnë pavarësisht granatimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat