Të paktën pesë të vrarë nga granatimet ruse në Harkiv

Evropë

Të paktën pesë të vrarë nga granatimet ruse në Harkiv

Më: 20 mars 2022 Në ora: 09:52
Ndërtesa të shkatërruara në Harkiv. 15 mars 2022.

Autoritetet në qytetin lindor ukrainas të Harkivit thanë se të paktën pesë civilë janë vrarë në granatimet e fundit të forcave ruse.

Policia rajonale në Harkiv, që është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, tha se në mesin e viktimave nga sulmet me artileri ruse në orët e para të së dielës është edhe një djalë nëntëvjeçar.

Harkiv është rrethuar nga forcat ruse që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainsë më 24 shkurt. Ky qytet ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme ruse.

LEXO edhe: LIVE: Rusia sulmon sërish me raketa hipersonike, Zelensky merr këtë vendim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat