Bjellorusia së shpejti mund ta sulmojë Ukrainën

Evropë

Bjellorusia së shpejti mund ta sulmojë Ukrainën

Nga: V.N Më: 21 mars 2022 Në ora: 18:49
Presidenti i Bjellorusisë vizitë ushtrisë së tij

Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus, mund të sulmojë së shpejti Ukrainën dhe po përgatitet të lejojë potencialisht Rusinë të pozicionojë armë bërthamore në tokën bjelloruse, sipas një zyrtari të lartë të inteligjencës së NATO-s, shkruan The Guardian, përcjell.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se aleanca është e shqetësuar se trupat bjelloruse mund t'i bashkohen luftës në Ukrainë.

"Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës dhe vendosjen e afërt të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi", tha zyrtari i intelegjencës.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t'i bashkohet luftës. Ndërsa Bjellorusia ka lejuar trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur operacione tokësore dhe ajrore, NATO nuk ka parë asnjë provë të fortë që trupat bjelloruse kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, tha zyrtari.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat