Rusi i zemëruar gjuan me koktej molotovi muret e Kremlinit në Moskë

Evropë

Rusi i zemëruar gjuan me koktej molotovi muret e Kremlinit në Moskë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 19:23
Burri, duke bërë gjeste me zemërim në muret e kuqe të Kremlinit

Ky është momenti kur një burrë i tërbuar shfaqet duke hedhur një koktej molotovi në muret e Kremlinit në Moskë, shkruan Daily Mail.

Video tregon burrin, i cili nuk është identifikuar, duke bërë gjeste me zemërim në muret e kuqe të Kremlinit, ndërsa shikon lart në një pjesë të djegur të tullave.

Pamjet, të cilat u filmuan nga një automobilist në kalim, supozohet se tregojnë momentin menjëherë pasi burri hodhi bombën me benzinë në ndërtesë.

Ai shfaqet i tërbuar teksa bërtet dhe shan muret e Kremlinit, një pjesë e të cilit po digjet ku duket se e ka goditur kokteji Molotov.

Sipas organit të pavarur të të drejtave të njeriut, OVD-Info, kjo vjen pasi më shumë se 15,000 njerëz janë arrestuar për demonstrim kundër pushtimit barbar të Ukrainës nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat