300 njerëz të vrarë në bombardimin e teatrit në Mariupol

Evropë

300 njerëz të vrarë në bombardimin e teatrit në Mariupol

Nga: G.B Më: 25 mars 2022 Në ora: 10:49
Teatri i Mariupolit

Bombardimi i javës së kaluar ndaj një teatri në Mariupol, ku qindra njerëz ishin strehuar, kishte shkaktuar zemërim ndërkombëtar, veçanërisht pasi u shfaqën imazhe që tregonin se fjala "fëmijë" ishte shkruar qartë në tokë jashtë vendit të ngjarjes për të paralajmëruar forcat ruse për praninë e tyre brenda, raporton SkyNews, përcjell Bota sot.

Këshilli Bashkiak i Mariupolit raporton sot se rreth 300 njerëz u vranë në këtë sulm.

“Fatkeqësisht, ne e fillojmë këtë ditë me lajme të këqija”, thuhet në një deklaratë.

“Dëshmitarët okularë raportuan se rreth 300 persona humbën jetën në Teatrin e Dramës Mariupol si pasojë e bombardimeve nga një avion rus, nuk dua ta besoj deri në fund këtë tmerr”.

"Deri në fund dua të besoj se të gjithë arritën të arratiseshin. Por fjalët e atyre që ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e këtij akti terrorist thonë të kundërtën."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat