Avionët e oligarkëve rusë sekuestrohen - miqtë e Putinit nuk duhet ta shijojnë luksin

Evropë

Avionët e oligarkëve rusë sekuestrohen - miqtë e Putinit nuk duhet ta shijojnë luksin

Nga: V.N Më: 26 mars 2022 Në ora: 14:31
Eugene Shvidler (djathtas) është sanksionuar për lidhjet e tij me partnerin e gjatë të biznesit Roman Abramovich (majtas)

Dy avionë privatë në pronësi të një oligarku rus të sanksionuar janë sekuestruar nga qeveria britanike, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Avionët që i përkisnin manjatit miliarder të naftës Eugene Shvidler ishin nën hetim në aeroportet Farnborough dhe Biggin Hill për tre javë.

Sekretari i Transportit, Grant Shapps, tha se "miqtë e Putinit" nuk duhet "të shijojnë luksin" ndërsa njerëz të pafajshëm vdesin në Ukrainë.

Shvidler u sanksionua për lidhjet e tij të biznesit me pronarin e Chelsea FC, Roman Abramovich.

Pasuria e tij neto është vlerësuar në 1.2 miliardë £, thotë qeveria, ndërsa avionët e sekuestruar besohet të kenë vlerë deri në 60 milion dollarë (45 milion paund).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat