Çdo i treti diplomat rus në Suedi është oficer i intelegjencës!

Evropë

Çdo i treti diplomat rus në Suedi është oficer i intelegjencës!

Xhavit Çitaku Nga Xhavit Çitaku Më 27 mars 2022 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Sipas burimeve tö Intelegjencs SÄPO të Suedisë vlerëson se çdo i treti diplomat rus është në fakt një oficer i intelegjencës që punon fshehur në këtë shtet skandinav, Mirëpo, ata pothuajse janë të paarritshëm për shkakun se kanë mbrojtje diplomatike. Nuk ekziston një shifër të saktë se sa janë ata që punojnë në këtë formë të jashtëligjshme, megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar më herët se në këtë shtet shërbëjnë 35 diplomatë rus, që do të thotë se mund të jenë deri në dhjetë persona. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, disa vende europiane kanë deportuar stafin rus në amabasada dhe konsulata, duke përfshirë Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Bullgarinë dhe së fundmi Poloninë, e cila përzuri nga vendi 45 persona. Suedia ende nuk është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Duke analizuar më shumë kërcënime të drejtpërdrejta në aspektin e sigurisë së vendit, Wilhelm Agrell, profesor i analizës së inteligjencës në Universitetin e Lundit, thotë se Rusia e sheh Suedinë ndryshe tani që ky shtet i është bashkuar një aleance që mbështet Ukrainën si humanitarisht ashtu edhe ushtarakisht, gjë që në fakt ka bërë që Rusia të etiketojë Suedinë si një shtet armiqësor.

“ Veprimtaritë e inteligjencës të kryera nga përfaqësues, organe dhe organizata të ndryshme ruse në Suedi marrin një kuptim tjetër dhe bëhen një kërcënim shumë më i drejtpërdrejtë i sigurisë se sa ishin më parë. Atëherë ndoshta ata ishin një kërcënim potencial për sigurinë, tani ata bëhen një kërcënim më i drejtpërdrejtë i sigurisë”, thotë Agrell.

Ai thekson se Säpo në raportin e saj vjetor thekson se kjo veprimtari e çdo të tretit diplomat rus po vazhdon vit pas viti, por se ata mbrohen nga Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

"E kuptoj se çfarë duan të thonë, por është e çuditshme. Säpo nuk mund t’i kapë dhe t'i arrestojë ata, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të toleroni që ky aktivitet të kryhet". 

Përse akoma hezitohet dëbimi i personelit të intelegjencës ruse

Ministria e Jashtme historikisht ka hezituar të dëbojë personelin e inteligjencës sovjetike dhe më vonë ruse, sepse është e vetëdijshme që rusët do të përgjigjen me kundërmasa. Rusia e zbaton vazhdimisht parimin “sy më sy", dhe nëse e përjashtoni këtë të tretën pjesë diplomatike, në parim i gjithë personeli diplomatik largohet nga ambasada relativisht e madhe në Moskë dhe konsullata në Shën Petersburg. Suedia gjithashtu ka një traditë të mbajtjes së hapur të kanaleve të bisedës në politikën e jashtme, kultura e negociatave është e fortë. Por dikur arrin në një pikë ku duhet të jetë mjaftueshëm.

“Në fakt nuk është e pranueshme që një vend të përdorë përfaqësitë e tij diplomatike për të kryer një operacion të paligjshëm të inteligjencës”, thotë Wilhelm Agrell.

Ai bën thirrje për një përzgjedhje më të qartë. Ministria e Jashtme duhet të shohë nëse ka raste flagrante në të tretën e caktuar nga Säpo dhe thjesht t'i shpallë ata persona non grata, të padëshirueshëm. Ata nuk kanë nevojë të kapen në flagrancë dhe Suedia gjithashtu nuk ka nevojë të shpjegojë një vendim të tillë dëbimi në asnjë organ ndërkombëtar, sipas ekspertit të inteligjencës.

- Situata pas 24 shkurtit është ndryshe

Ministrja e Punëve të Jashtme, Linde, shpreson në BE, sepse situata pas 24 shkurtit është krejtësisht ndryshe. Bullgaria dëboi diplomatët rusë me arsyetimin se ata kishin shkelur Konventën e Vjenës, të cilën mund ta pretendojë edhe Suedia.

“Ndoshta është e rëndësishme që ju ta pohoni këtë të drejtë. Ndryshe, shërbimi inteligjent rus percepton se ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë biznes, sepse tolerohet. Mosveprimi ka edhe një vlerë sinjalizuese negative për Suedinë dhe vendet që janë të ekspozuara".

Ministrja e Jashtme Anna Linde (S) ka theksuar se qeveria nuk përjashton asnjë masë kur bëhet fjalë për sanksionet kundër Rusisë. Por ajo dëshiron të veprojë së bashku me BE-në. Kjo sigurisht që mund të bëhet, por varet nëse veprimi i përbashkët i BE-së është edhe i mundur, thotë Wilhelm Agrell.

"Mund të shohim se Polonia dhe shtetet baltike kanë shkuar një hap para, pra, duke i larguar nga vendi diplomatët rus. Ndoshta edhe Suedia mund të bashkojë forcat me vende të tjera dhe të bëjë të njëjtën gjë, për shembull me vendet e tjera nordike".

Agjencia shtetërore e Lajmeve TT ka aplikuar për intervistë te ministrja e Jashtme, por ajo do t’i kthehet me shkrim:

"Qeveria suedeze vepron dhe proteston fuqishëm kur personeli diplomatik rus përfshihet në aktivitete që shkelin Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, përkatësisht veprojnë së bashku me vendet e tjera”, thotë Kryediplomatja suedeze,Linde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat