U paralajmërua referendum për bashkim me Rusinë, Ukraina i reagon ashpër kreut të Luhanskit

Evropë

U paralajmërua referendum për bashkim me Rusinë, Ukraina i reagon ashpër kreut të Luhanskit

Nga: A.ZH Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:43
Pamje nga lufta në Ukrainë

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës, ka thënë se Rusia po vazhdon përpjekjet e saj për të "minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës", raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai shtoi se të gjitha referendumet "false" të mbajtura nga Rusia në territoret e pushtuara nuk do të kenë bazë ligjore.

Zëdhënësi paralajmëroi se Rusia do të përballet me një përgjigje edhe më të fortë nga komuniteti ndërkombëtar, gjë që do të thellojë izolimin e saj global.

Komentet vijnë si kundërpërgjigje ndaj kreut të rajonit separatist Luhansk të Ukrainës, i cili tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t'u bërë pjesë e Rusisë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat