Borrell dënon granatimin rus të Zyrës së Misionit Këshillimor të BE-së në Mariupol

Evropë

Borrell dënon granatimin rus të Zyrës së Misionit Këshillimor të BE-së në Mariupol

Më: 29 mars 2022 Në ora: 21:43
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka dënuar ashpër granatimin e Zyrës së Misionit Këshillimor të BE-së në Mariupol nga forcat ruse, duke kërkuar që Rusia të ndërpresë menjëherë ofensivën e saj dhe të tërheqë pa kushte forcat ushtarake nga territori i Ukrainës.

“Sot, Misioni Këshillimor i BE-së në Ukrainë (EUAM) ka marrë informacion të besueshëm se ambientet e zyrës së saj në Mariupol janë goditur së fundmi nga granatimet ruse. Zyra dhe pajisjet e EUAM-it pësuan dëme të mëdha. Asnjë anëtar apo kontraktues i misionit nuk u lëndua.

Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme, si dhe çdo sulm që synon civilët dhe infrastrukturën civile. Ne kërkojmë nga Rusia të ndërpresë ofensivën e saj ushtarake menjëherë dhe të tërheqë pa kushte të gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës, siç kërkohet nga rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe urdhëruar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat