Gazeta “Alo” ka shkruar se ambasadori i ri amerikan Kristofer Hill pritet që të premten të arrij në Beograd për mandatin e tij ambasador i ShBA-ve në Serbi, kanë thënë burime nga ambasada amerikane, transmeton “Bota Sot”
Diplomati amerikan Hill që njihet si njohës i mirë i rrethanave në Ballkan dhe pjesëmarrës në ngjarje me rëndësi nga vitet 90-ta, në mesin e muajit mars ka bërë betimin, ndërkohë përgatitjet për detyrën e te i ka nisur shumë më herët.
“Shumëçka ka ndryshuar nga koha kur herën e fundit isha në Beograd dhe në rajon. Kam mësuar të respektojë historinë dhe të përpiqem të mësojë leksionet e saj të komplikuara, por bagazhi im nuk do të jetë i ngarkuar me të kaluarën”, tha Hill
Hill ka deklaruar se “po vjen me perspektivën e freskët për Serbinë e vitit 2022, vendin që ShBA e shikon si partner edhe mik me rëndësi”, ka thënë ai gjatë betimit për detyrën e re.
Ambasadori Krisofer Hill në postin e ambasadorit të ShBA-ve në Serbi do ta zëvendësoj ambasadorin e deritashëm Entoni Godfri, që ishte në këtë detyrë që nga viti 2019.
Presidenti amerikan Biden me 15 tetor e ka propozuar Hillin për ambasador të ri në Serbi, ndërsa senati e ka konfirmuar dy muaj më pas.