Evropa i përgjigjet negativisht idesë për të paguar gazin me rubla

Evropë

Evropa i përgjigjet negativisht idesë për të paguar gazin me rubla

Nga: V.N Më: 31 mars 2022 Në ora: 18:56
foto ilustrim

Këtu është një pëmbledhje e disa reagimeve ndërkombëtare ndaj kërcënimit të Presidentit Putin për të shkurtuar furnizimin me gaz për vendet "jomiqësore" nëse ato nuk fillojnë të paguajnë për importet e gazit në rubla ruse.

Kompanitë dhe qeveritë perëndimore i kanë hedhur poshtë kërkesat e Rusisë si shkelje të kontratave ekzistuese, të cilat përcaktohen në euro ose dollarë amerikanë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Gjermania është klienti më i madh i Rusisë në BE. Ministri i Ekonomisë i vendit, Robert Habeck, tha: "Për ne është e rëndësishme të mos japim një sinjal se do të shantazhohemi nga Putini".

Dhe ministri gjerman i financave, Christian Lindner, i bëri jehonë fjalëve të tij: "Është e qartë për ne që nuk mund të ketë shantazh politik".

Ai shtoi: "Ne jemi të bindur që kontratat janë kontrata. Kontratat janë të bazuara në euro dhe kështu ne do të vazhdojmë të paguajmë për importin e energjisë në euro".

Franca gjithashtu këmbëngul se "kontratat janë kontrata".

Në Brinati të Madhe, kryeministri Boris Johnson thotë se pagesa në rubla nuk është "diçka që ne do të shqyrtojmë".

Kompania holandeze e energjisë Eneco deklaron se ka një kontratë afatgjatë me Wingas, një degë gjermane e Gazprom-it rus, për dorëzim deri në vitin 2030.

“Eneco pret që kontrata e tij aktuale me Wingas në euro të respektohet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat