Kina dëshiron të punojë për paqen në Ukrainë

Evropë

Kina dëshiron të punojë për paqen në Ukrainë

Nga: M.L. Më: 1 prill 2022 Në ora: 14:54
Kryeministri i Kinës Li Keqiang dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen folën sot përmes video-konferencës. REUTERS

Megjithë mbështetjen e saj politike për Rusinë, Kina dëshiron të punojë drejt arritjes së paqes në Ukrainë me evropianët dhe komunitetin botëror, sipas kryeministrit Li Keqiang, raportojnë mediet zvicerane, përcjell "Bota sot".

Në video samitin BE-Kinë me Presidenten e Komisionit BE Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Charles Michel, kryeministri kinez tha se Kina po promovonte bisedimet e paqes "në mënyrën e saj".

Vendi i tij po punon me BE-në dhe botën dhe dëshiron të "luaj një rol konstruktiv në qetësimin e situatës, përfundimin e armiqësive, parandalimin e një katastrofe të madhe humanitare dhe rivendosjen e paqes së shpejti".

Kina është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial, normave themelore në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zgjidhjes së konflikteve “përmes dialogut dhe negociatave”, citohet të ketë thënë Li Keqiang nga Ministria e Jashtme kineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat