Ukraina shpreson në marrëveshje për evakuimin e Mariupolit

Evropë

Ukraina shpreson në marrëveshje për evakuimin e Mariupolit

Nga: V.N Më: 2 prill 2022 Në ora: 10:45
Bisedimet Ukrainë-Rusi

Negociatorët ukrainas dhe rusë kanë rënë dakord për një plan për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në bisedimet e paqes në Stamboll, ka thënë një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky.

"Delegacioni ynë ka arritur një marrëveshje në Stamboll për të siguruar evakuime," tha Oleksiy Arestovych për televizionin ukrainas.

Ai shtoi: "Unë mendoj se sot ose ndoshta nesër do të dëgjojmë një lajm të mirë, në lidhje me evakuimin e banorëve të Mariupol".

Sot në mëngjes, zëvendëskryeministri i Ukrainës njoftoi se shtatë korridore humanitare ishin planifikuar për sot, por tha se ai nga Mariupol do të kufizohej në transportin privat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat