Italia raporton 129 vdekje nga koronavirusi

Evropë

Italia raporton 129 vdekje nga koronavirusi

Më: 2 prill 2022 Në ora: 19:54
Itali

Italia raportoi të shtunën 70,803 raste me COVID-19, kundrejt 74,350 një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë, derisa numri i vdekjeve ra nga 154 në 129.

Italia ka regjistruar 159,666 vdekje nga COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit 2020, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i teti më i lartë në botë.

Derisa më sot, Italia ka raportuar 14.79 milionë raste me COVID-19.

Numri i pacientëve në spitalet ku trajtohen pacientët me COVID-19 - duke mos përfshirë ata në kujdesin intensiv - ishin 9,949 të shtunën, nga 9,981 një ditë më parë.

Kishte 72 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, nga 47 të premten.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të kujdesit intensiv u rrit në 493 nga 476 që tashmë ishin të hospitalizuar.

Rezultatet e mësipërme dolën pas testimit të 477,041 mostrave, tha Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat