Zelensky takohet nesër me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Evropë

Zelensky takohet nesër me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Më: 7 prill 2022 Në ora: 14:36
Ursula von der Leyen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të premten, sipas zëdhënësit presidencial ukrainas, Sergei Nikiforov.

“Nuk mund t’ju them orën e saktë për arsye sigurie. Por diku gjatë ditës, presidenti i Ukrainës do të takohet me Ursula von der Leyen”, tha Nikiforov në programin televiziv ukrainas “UAtogether” të enjten.

Von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, do të takohen me Zelensky në Kiev këtë javë, njoftoi të martën zëdhënësi Eric Mamer.

Ai nuk ka specifikuar se në cilën ditë do të zhvillohet takimi.

Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të perëndimit të vendosin sanksione më të ashpra dhe të nisin hetimet për krimet e luftës ndaj Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat