Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Ja pse lufta po shkon keq për Rusinë

Evropë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Ja pse lufta po shkon keq për Rusinë

Nga: A.ZH Më: 8 prill 2022 Në ora: 17:34
Ushtarët ukrainas qëndrojnë pranë një pjese të një rakete Tochka-U pas sulmit në Kramatorsk

Dështimi i dukshëm i Rusisë për të kapur efektivisht kontrollin e Ukrainës brenda javëve të para të pushtimit, ka qenë subjekt i shumë hamendjeve mes komentuesve.

Ka qenë një surprizë që forcat e Vladim Putinit nuk kanë qenë në gjendje të ushtrojnë dominim mbi ato të Ukrainës, duke pasur parasysh madhësinë e ushtrisë së tyre në krahasim.

Dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Samuel Ramani, ka theksuar një deklaratë të re të liderit separatist rus Denis Pushilin, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Në të, ai refuzon të ofrojë një datë të synuar për fitoren e Rusisë në qytetin port jugor të Mariupolit - në kontrast me deklaratat më të forta në fillim të konfliktit.

Ky kontrast, siç ka thënë Ramania, është një tjetër shenjë se "lufta po shkon keq për Rusinë"./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat