Letra prekëse e një fëmije ukrainas për nënën e tij të vdekur

Evropë

Letra prekëse e një fëmije ukrainas për nënën e tij të vdekur

Më: 10 prill 2022 Në ora: 16:20
Anatoli, i njohur si Tolya, u shpëtua nga trupat ukrainase

“Mami, kjo letër është një dhuratë për ty”- kështu fillon letra prekëse e vogëlushit Anatoli drejtuar nënës së tij të vdekur. Ai është 9 vjeç dhe së bashku me nënën e tij që quhej Galina, po përpiqej të arratisej nga qyteti Hostomel, disa kilometra në veri të Kievit për t’i shpëtuar luftës.

Mirëpo, trupat ruse hapën zjarr mbi makinën e tyre dhe për Galinën ai ishte momenti i fundit. Anatoli, i njohur si Tolya, u shpëtua nga trupat Ukrainase, ndërsa kur i ra në dorë një fletore vendosi të shkruante mendimet e tij për nënën që nuk e kishte më.

“Nëse mendon se jam rritur kot, e ke gabim” - shkruan fëmija.

“Mendoj se këto 9 vite kanë qenë më të mirat e jetës sime. Jam shumë mirënjohës për fëmijërinë time. Ti je mamaja më e mirë në botë dhe nuk do të të harroj kurrë. Shpresoj të jesh e lumtur në parajsë dhe shpresoj të shkosh në parajsë. Do të shihemi në parajsë. Do përpiqem të jem një djalë i mirë për të ardhur në parajsë tek ti.” - ka shkruar vogëlushi, ndërsa letra përfundon me një “puthje” dhe emrin e nënës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat