Më shumë se 720 njerëz vdiqën në Bucha dhe Kiev

Evropë

Më shumë se 720 njerëz vdiqën në Bucha dhe Kiev

Nga: M.H. Më: 13 prill 2022 Në ora: 06:19
Një burrë ecën me biçikletë në qendër të Mariupolit më 12 prill 2022, ndërsa trupat ruse intensifikojnë një fushatë për të marrë qytetin strategjik port

Më shumë se 720 njerëz janë vrarë në Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit që ishin të pushtuara nga trupat ruse dhe më shumë se 200 konsiderohen të zhdukur, thotë Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Në Bucha, kryebashkiaku Anatoliy Fedoruk tha se 403 trupa ishin gjetur dhe numri mund të rritet derisa minahedhësit vazhdojnë përreth zones, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka thënë se po shqyrton gjithashtu ngjarjet në rrethin Brovary, i cili shtrihet në verilindje. Trupat e gjashtë civilëve u gjetën me plagë me armë zjarri në një bodrum në fshatin Shevchenkove dhe forcat ruse besohet të jenë përgjegjëse.

Rusia ka mohuar më parë akuza të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat