Shtatë persona u vranë sot në rajonin lindor të Kharkivit

Evropë

Shtatë persona u vranë sot në rajonin lindor të Kharkivit

Nga: A.ZH Më: 19 prill 2022 Në ora: 20:52
Pamje nga lufta në Ukrainë

Gjithsej shtatë persona u vranë në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, të martën, sipas raporteve lokale.

Kjo përfshin tre punonjës të urgjencës që u vranë gjatë përpjekjes për të çaktivizuar bombat e pashpërthyera në rajon, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Kryebashkiaku Ihor Terekhov, konfirmoi vdekjen e fundit në një konferencë televizive këtë mbrëmje.

Katër të tjerë u raportuan nga prokuroria, e cila gjithashtu konfirmoi se 14 persona u plagosën nga raketat ruse.

“Më shumë se 10 ndërtesa banimi janë dëmtuar, si dhe garazhe dhe një supermarket”, shtohet në një deklaratë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat