​Guterres do të takohet të enjten me Zelensky-n

Evropë

​Guterres do të takohet të enjten me Zelensky-n

Më: 27 prill 2022 Në ora: 19:56
​Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten, tha në një konferencë sot zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq.

Guterres udhëtoi sot në mëngjes nga Polonia në Ukrainë dhe së fundi mbërriti në Kiev, ku do të takohet me Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba të enjten, tha Haq.

Haq tha se takimi i së enjtes do të jetë "i përbashkët", por nuk specifikoi se kush do t'i bashkohet Guterres në takimin me Zelensky dhe Kuleba.

Haq gjithashtu nuk përmendi se në cilën orë të ditës do të zhvillohet takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat