“Shtrihuni përtokë!”/ Të afërmit tregojnë ekzekutimin e bosit grek: Na dukeshin si shqiptarë!

Evropë

“Shtrihuni përtokë!”/ Të afërmit tregojnë ekzekutimin e bosit grek: Na dukeshin si shqiptarë!

Më: 2 maj 2022 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Vrasja e bosit grek Giannis Skaftouros të trafikut të drogës ka nxjerrë në dritë detaje të reja duke sjellë në vëmendjen e hetuesve se ai ishte pjesë e një zinxhiri vrasjesh me pagesë. Bosi grek u ekzekutua në mesditën e Pashkëve në me breshëri kallashnikovi  në oborrin e shtëpisë së tij dhe në sy të vajzave, nipërve dhe të afërmve të tjerë.

55-vjeçari kishte një histori të gjatë problematike që përfshinte shantazhe, atentate me tritol, rrëmbime dhe akuza për vrasje, ndërsa konsiderohej bashkëpunëtor i frikshmit Vassilis Stefanakos tashmë i vrarë edhe ai si dhe i të burgosurit Panagiotis Vlastos. Këta të tre kishin formuar një nga grupet më të fuqishme në Greqi duke zgjeruar aktivitetet e tyre të paligjshme edhe në fushën kontrabandës së karburanteve dhe cigareve.

Bosi grek i cili kishte edhe pseudonimin Xha Xhoi u qëllua me 15 plumba të nxjerra nga tyta e kallashit, shumica në gjoks dhe bark, si dhe tre të shtëna në kokë me pistoletë.

Duke njohur botën e natës dhe lëvizjet e bosit grek, autorët kryen ekzekutimin e tij në çastin kur truprojat e tij ishin larg shtëpisë, dhe ditën e vrasjes ata e fillon në orën 4 të pasdites. Madje, sipas informacioneve të policisë greke, bosi i jetës së natës është tradhtuar nga rrethi i tij ngushtë.

Në një nga përgjimet, autorët thonë se “kështjella po bie nga brenda”,  komentojnë ata, duke lënë të kuptohet se një ose më shumë persona në rrethin e tij e dinin se 55-vjeçari do të ishte i vetëm ditën e ekzekutimit të tij. Kjo është e njëjta skenë si në rastin e vrajses së Vassilis Stefanakos, në vitin 2018 në Çaidar, ku një rol kyç ka luajtur një person nga rrethi i tij i ngushtë.

Megjithatë, burime të tjera policore bëjnë të ditur se autorët mund të mos kishin informacion të saktë për bosin grek, por kanë vëzhguar lëvizjet e Skaftouros dhe kanë vepruar ditën e vrasjes  duke konstatuar se mungonin truprojat.  Plani i atentatit u realizua nga të paktën katër persona të hipur në dy motoçikleta të mëdha.

 Të tre kapërcyen murin e jashtëm dhe pasi iu afruan objektivit të tyre hapën zjarr duke vënë në shënjestër 55-vjeçarin.

Të afërmit që u ndodhën aty ditën e vrasjes treguan edhe fjalët e autorëve: Uluni poshtë, barkas” përpara se të shkonin drejt Skaftouros, duke e thirrur atë me emrin e tij të parë, “Gjon, Gjon”, me sa duket për t’u siguruar që ai ishte njeriu për të cilin kishin marrë urdhër të vrisnin.

Dëshmitarët okularë tregojnë se autorët ishin të huaj, ndoshta shqiptarë. Sipas mediave greke  nëse plani i tyre për të arritur dhe neutralizuar objektivin e tyre ishte i suksesshëm, askush nuk mund të pretendojë të njëjtën gjë për arratisjen e tyre, pavarësisht se ata ende nuk janë kapur. “Kjo, pasi ata kanë bërë një sërë gabimesh që mund të çojnë organet e policisë në gjurmët e tyre. Një nga motorët që ishte vjedhur në vitin 2019 nga Aspropyrgos, u dëmtua dhe u detyruan ta braktisnin. Më pas ndaluan një fermer i cili në fakt kishte lidhje të afërta me Skaftouros dhe e kërcënuan me kallashnikov duke e detyruar të dilte nga ferma e tij” shkruajnë mediat greke.

Autorët hodhën më pas një prej motorëve në kanal dhe u arratisën.  Ndërsa nuk është konfirmuar ende se ata jan marrë nga një makinë që drejtohej nga bashkëpunëtorët e tyre.

Policia dhe hetuesit greke theksojnë se vrasja mund të jetë porositur nga jo nga përplasjet që mund të ketë pasur si pasojë e aktiviteteve të Skaftouros që pas daljes nga burgu në 2018, por nga rivalët dhe armiqtë që kishte krijuar që në burg.

Sipas policisë greke, të burgosurit shqiptarë pak para lirimit të tij kishin tentuar ta vrasin duke e plagosur në këmbë. Ndërkaq, policia nuk ka hedhur poshtë edhe pistën që vrasja mund të ketë ardhur si hakmarrje e rivalëve të tij në biznes pasi qarkullojnë informacione se bosi grek kishte porositur 20 vrasje me pagesë për të  eliminuar kundërshtarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat