Në Sarajevë filmohen objekte të pazakonta duke shndritur në qiell

Evropë

Në Sarajevë filmohen objekte të pazakonta duke shndritur në qiell

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:00
Në Sarajevë filmohen objekte të pazakonta duke shndritur në qiell

Reshje shiu, shtrëngatë e vetëtima pati mbrëmë mbi Sarajevë të Bosnjës, e një qytetare e këtij vendi realizoi një video që e bëri të veçantë për shkak të një detaji.

Në një moment të kësaj video në qiell, shihen një sërë objektesh që shndrisnin dhe qëndronin pa lëvizur as edhe një centimetër.

Në sekondën e dhjetë në video, ato shfaqen në pjesën e djathtë të ekranit – madje shihen për disa sekonda.

E pavarësisht që shumë besojnë se bëhet fjalë për jashtëtokësor, në fakt fjala është për diçka krejt tjetër.

Duket se bëhet fjalë për satelitët e Starlink që kanë fluturuar dhe janë parë në qiell nëpër tërë territorin e Bosnjës, për të cilët më herët kishte folur edhe Elon Musk.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat