Rusia ia ndal gazin Finlandës, i pret arbitrazhi

Evropë

Rusia ia ndal gazin Finlandës, i pret arbitrazhi

Më: 21 maj 2022 Në ora: 09:38
Ilustrim

Rusia ka ndaluar eksportet e gazit natyror në Finlandë.

Kjo u bë e ditur përmes një deklarate nga firma shtetërore finlandeze e energjisë, Gasum.

“Është shumë për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të ndalen,” tha CEO i Gasum, Mika Wiljanen, shkruan CNN.

Ai tutje tha se kompania ishte e përgatitur për një situatë të tillë dhe nuk do të ketë ndërprerje në rrjetin e saj të furnizimit me gaz në muajt e ardhshëm.

“Gasum do t’i rikthehet furnizimeve me gaz nga burime të tjera për të shërbyer stacionet e tij të karburantit”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa, media shtetërore ruse TASS konfirmoi ndalimin e eksportit të gazit rus në Finlandë, me arsye të “mospagesës”, duke bërë kështu që Gazprom t’i shkëput furnizimet.

Gazprom vazhdon t’u kërkojë vendeve evropiane që gazin rus ta paguajnë me rubla, ndërsa një gjë të tillë e ka hedhur poshtë kompania finlandeze, Gasum, dhe paralajmëroi arbitrazh për Gazprom.

Kujtojmë se Finlanda të dielën zyrtarisht njoftoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n, duke hequr dorë nga neutraliteti i disa dekadave dhe duke injoruar kërcënimet ruse për hakmarrje të mundshme në një përpjekje për të forcuar sigurinë e saj pas fillimit të luftës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat