Borel: BE-së i duhen forcat ushtarake evropiane

Evropë

Borel: BE-së i duhen forcat ushtarake evropiane

Nga: F.B Më: 23 maj 2022 Në ora: 09:35
Josep Borel

Bashkimit Evropian i duhen forcat e veta ushtarake për të krijuar sigurinë e vetë, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane Josep Borel, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Borel këtë e shkroi në profilin e vetë në rrjetet sociale ku u shpreh se rrethanat e sigurisë tregojnë se Be duhet të ndërmarr përgjegjësinë për sigurinë e vetë, për këtë shkak është e nevojshme ushtria evropiane inter-mobile edhe moderne.

Sipas Borel për të realizuar këtë , BE duhet të punojnë në tri drejtime bazë.

Fillimisht, anëtaret e BE-së duhet të punojnë në forcimin e gatishmërisë së forcave të tyre, së dyti të shtohen kapacitetet e tyre ekzistuese, në mënyrë kualitative edhe kuantitative në 5 vitet e ardhshme dhe së treti në periudhën më të gjatë kohore të zhvillojnë kapacitete kyçe të përbashkëta.

"Është koha që të avancohet mbrojtja evropiane. Duhet të forcojmë industrinë mbrojtëse evropiane dhe të jemi operativ  në kapacitetet e nevojshme ushtarake. Ashtu që të mund të shtojmë aftësinë dhe gatishmërinë tonë ushtarake, të forcojmë NATO-n dhe të mbështesim partnerët tanë” ka thënë Borel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat