​Skandaloze: Organizatat serbe dhe ruse organizojnë kampe dhe aktivitete luftarake për fëmijët në Krushevc

Evropë

​Skandaloze: Organizatat serbe dhe ruse organizojnë kampe dhe aktivitete luftarake për fëmijët në Krushevc

Më: 23 maj 2022 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Organizatat serbe dhe ruse kanë organizuar kampe dhe aktivitete luftarake për fëmijët në Krushevc.

Nga fotot e publikuara, ajo se çfarë shihet aty është prezenca e simboleve të agresionit ushtarak në Ukrainë.

Sipas përshkrimit, ngjarja “patriotike” është mbajtur në Krushevc dhe se është organizuar nga organizata serbe e ruse.

“Në qytetin e Krushevcit, është mbajtur një ‘Zarnitsa’ për fëmijët. Ngjarja sportive dhe patriotike ka ndodhur nën drejtimin e organizatave serbe dhe ruse”, thuhet në përshkrim.

Vite më parë, organizata ruse ultra e djathtë “ENOT Corp” kishte organizuar kampe paraushtarake rinore-patriotike në Rusi, ku kishin marr pjesë edhe fëmijë nga Serbia.

Serbia kishte hapur kampin rinor-patriotik “Zlatibor 2018”, ku një pjesë e trajnimit ushtarak për pjesëmarrësit e kampit, përfshirë të miturit, u mbajt nga anëtarë të ENOT Corp.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat