Italia në zi/ Vdes ish-kryeministri i njohur

Evropë

Italia në zi/ Vdes ish-kryeministri i njohur

Më: 26 maj 2022 Në ora: 09:53
Ciriaco De Mita

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare ish-kryeministri italian, Ciriaco De Mita. Kryebashkiaku i Nusco-s vdiq mëngjesin e sotëm, në orën 7 në shtëpinë e të moshuarve Villa dei Pini në Avellino, shkruan La Republica.

De Mita ishte zgjedhur për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1963, ai ishte një nga udhëheqësit më të mëdhenj të periudhës së pasluftës.

Në shkurt ai i ishte nënshtruar një operacioni për një frakturë të femurit pas një rënieje në shtëpi. 

Ciriaco De Mita ishte simbol i Republikës së Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat