Përmbyset makina me emigrantë ilegalë në Greqi, 1 i vrarë, 16 të lënduar

Evropë

Përmbyset makina me emigrantë ilegalë në Greqi, 1 i vrarë, 16 të lënduar

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, mëngjesin e sotëm.

Një makinë më 17 emigrantë të paligjshëm ka dalë nga rruga e për pasojë është përmbysur.

Si rrjedhojë ka ndërruar jetë një pasagjerë, ndërsa 16 të tjerët janë lënduar.

Mediet greke raportojnë se aksidenti ndodhi, pasi shoferi gjeorgjian rriti shpejtësinë e mjetit, për t’iu shmangur policisë, pasi kjo e fundit i bëri sinjal të ndalonte.

Në vend që të ndalonte, ai kaloi me shpejtësi. Pas përplasjes, i plagosur lehtë, ai tentoi të arratisej në këmbë por u kap.

16 migrantët e tjerë, asnjë prej të cilëve nuk u plagos rëndë, u dërguan në spitalet aty pranë.

Ata thanë se ishin sirianë, thotë policia. Identiteti i viktimës nuk u bë i ditur.

Në të njëjtën kohë, policia greke ndaloi edhe një automjet me katër migrantë dhe një tjetër me tre persona që nuk ishin migrantë që me sa duket shoqëronin dy automjetet e tjera.

Të tre, si dhe drejtuesi i mjetit tjetër janë arrestuar, tha policia greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat