Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Evropë

Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 13:06
Një grua qëndron në një zyrë këmbimi valutor në Shën Petersburg, Rusi.

Britania e Madhe prezantoi një paketë të re sanksionesh financiare dhe tregtare ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj, Ukrainës.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar më 23 qershor, nënvizohen kufizimet e reja, që përfshijnë një bllokim të eksporteve të mallrave dhe pajisjeve teknologjike, eksportin e karburanteve për avionët dhe përdorimi i paundëve dhe i euros në Rusi.

Në listën e produkteve të ndaluara përfshihen mallrat dhe pajisjet teknologjike që mund të përdoren për prodhimin e armëve biologjike dhe kimike, , produkte dhe teknologji shtesë të rafinimit të naftës, si dhe produkte dhe teknologji kritike të industrisë.

Vendimi ndalon importin, blerjen ose furnizimin dhe dërgimin e mallrave me origjinë ose që dërgohen nga Rusia që mund të gjenerojnë të ardhura.

Gjithashtu parashikohen kufizime të mëtejshme për ofrimin e asistencës teknike, shërbimeve financiare, fondeve dhe shërbimeve të ndërmjetësimit në lidhje me importet e hekurit dhe çelikut.

Sanksionet imponojnë kufizime për importin, blerjen ose furnizimin dhe shpërndarjen e mallrave që gjenerojnë të ardhura që kanë origjinën ose dërgohen nga Rusia, si dhe asistencën teknike, shërbimet financiare, fondet dhe shërbimet e ndërmjetësimit.

Disa nga masat e reja kufizuese zbatohen si për territoret e Rusisë ashtu edhe ato të Ukrainës që ndodhen nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat