Kryebashkiaku i qytetit jugor të Ukrainës thirrje banorëve: Largohuni nëse doni të mbeteni gjallë!

Evropë

Kryebashkiaku i qytetit jugor të Ukrainës thirrje banorëve: Largohuni nëse doni të mbeteni gjallë!

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Kryebashkiaku i qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych, iu ka kërkuar banorëve të qytetit të largohen nëse duan të mbeten gjallë.

“Unë sugjeroj se të gjithë ata që duan të qëndrojnë të gjallë të largohen nga qyteti. Rreth 230,000 njerëz mbeten në qytetin e Mykolaiv tani”, tha kryebashkiaku.

Siç raporton CNN, rrugët e evakuimit jashtë qytetit janë në drejtimet e Odesës, Kryvyi Rih dhe Kiev.

Ai e përshkroi situatën si “në përgjithësi shumë të keqe, pasi qyteti po bombardohet çdo ditë”.

Kryebashkiaku tha se 111 njerëz janë vrarë dhe 502 persona janë plagosur, duke përfshirë gjashtë fëmijë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat