Vatikani përshëndet vendimin e Gjykatës së Lartë mbi abortin

Evropë

Vatikani përshëndet vendimin e Gjykatës së Lartë mbi abortin

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Akademia Papnore për Jetën vlerësoi sot vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të lejuar shtetet federale të ndalojnë abortin, duke thënë se vendimi është një “sfidë për të gjithë botën” për çështjet e jetës.

Përmes një deklarate, Akademia Papnore për Jetën tha se mbrojtja e jetës njerëzore nuk mund të kufizohet në të drejtat individuale sepse jeta është një çështje me “rëndësi më të gjerë shoqërore”.

“Fakti që një vend i madh me një traditë të gjatë demokratike ka ndryshuar qëndrimin e tij për këtë çështje është një sfidë për të gjithë botën”, thuhet në një deklaratë të Akademisë.

Kryepeshkopi Vincenzo Paglia, i cili drejton Akademinë Papnore për Jetën, tha se vendimi i gjykatës ishte “një thirrje e fortë për reflektim” mbi këtë çështje në një kohë kur “shoqëria perëndimore po humbet pasionin e saj për jetën”.

“Zgjedhja e jetës në lojë është përgjegjësia jonë për të ardhmen e njerëzimit,” tha Paglia.

Gjykata e Lartë e SHBA-së të premtën ka rrëzuar vendimin e vitit 1973 që legalizonte abortin në mbarë vendin, vendim i cili po shkakton ndarjet më të hidhura në jetën politike amerikane.

Një gjykatë e dominuar nga konservatorët përmbysi vendimin historik të vitit 1973 që u garantonte grave të drejtën për abort në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e Lartë ka vendosur që shtetet individuale tani mund të kufizojnë ose ndalojnë abortin.

Presidenti Joe Biden, me religjion katolik, e ka dënuar vendimin duke e quajtur atë një “ditë të trishtuar” për Amerikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat